A është arrestuar ndonjëherë Edona Reshitaj?

E ftuar  sotnë “n’Maje t’Gjuhës” me Xherin në RTV21 ishte aktorja dhe këngëtarja e njohur, Edona Reshitaj.
Edona për shikuesit e “n’Maje t’Gjuhës” dhe fansat e saj tregoi se a është arestuar ndonjëherë.
“Një herë na kanë arrestuar mua dhe çiken e tezes time, kemi bërë muzikë me një vend kemi qenë me dy kolegë”, tha Edona.
Aktorja ka treguar se ky rast ka ndodhur para 15 viteve dhe sipas saj ka qenë një keqkuptim.
Edona tha se ky ishte rasti i vetëm që ajo ka pasur fjalim të gjatë me policinë./21Media

Back to top button