A është bërë më shumë pishman që është bërë aktore apo politikane Blerta Deliu-Kodra?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra sonte ishte e pjesë e emisionit “21 Gradë”, me të cilën u diskutuan tema të ndryshme.
E pyetur se a është bërë më shumë pishman që është bërë aktore apo politikane, Deliu-Kodra tha se s’do të thoshte që është bërë pishman, sepse siç u shpreh ajo, të dy pjesët kanë diçka me të cilën është e lidhur ajo.
Ajo potencoi se të dy profesionet janë në shërbim të qytetarëve, të komunitetit, shkruan rtv21.tv

Deputetja tha se besimi në politikë është më i parcializuar.
“Nuk e ke besimin siç e ke në skenë, kur ti nuk i ke ndarë partitë politike, e Blerta nuk është vetëm e PDK-së në skenë, Blerta është e skenës e komunitetit.”, shtoi ndër të tjera Deliu-Kodra./21Media

Back to top button