A është kandidat për president, ja çfarë thotë Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende nuk kanë marrë një qëndrim nëse kanë votë për ta bërë presidente Vjosa Osmanin edhe për një mandat tjetër.

Ai tha se ende nuk kanë biseduar për një gjë të tillë në kryesi, derisa shtoi se ai vetë nuk është kandidat për president.

“Nuk jam kandidat për president. Nëse në një rrethanë të caktuar deputetët do të ma kërkonin, do ta shqyrtoja, por nuk jam kandidat. Presidenti është institucion i rëndësishëm i vendit dhe ne do t’i vazhdojmë konsultat në AAK se si do të veprojmë. Ende s’kemi një qëndrim rreth kësaj teme… Ende s’kemi marrë një qëndrim për votën rreth presidentit ose presidentes. Do t’i shqyrtojmë këto pasi i kemi edhe disa ditë”, tha ai në konferencë për media pas mbledhjes së këshillit të përgjithshëm të AAK-së të enjten.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur ambiciet e saj për një mandat tjetër pesëvjeçar.

Back to top button