A është stabile Ura e Ibrit për automjete – Durmishi tregon se kur do të publikohet raporti

A është mjaftueshëm stabile Ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve pritet të dihet më 13.08.2024, përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e urës.
Raporti pritet së pari t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës më 13.08.2024, tha për kallxo.com, zëvendësministri Hysen Durmishi.
“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”, tha Durmishi.
Nesër bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën po mëtojnë ta hapin së shpejti autoritetet kosovare, anipse po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.