“A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?”
Kostoja e efekteve anësore të ndotësve të ajrit nga termocentralet e thëngjillit në Kosovë arrin shifrën deri në 11 milionë euro në vit. Kështu thuhet në raportin e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokolari”, me titullin “A është thëngjilli zgjidhja më e lirë?”. Në këtë raport thuhet se kostoja shëndetësore nuk është e dukshme në faturën e energjisë elektrike të qytetarëve të Kosovës. /21Media