A flasin mes vete “Nermini” e “Mehmet Kosova” ?
Lumturia e dy të rinjve u ndal në gjysmë për tu përballur me shumë sfida në jetët e tyre të ndara. Kjo ishte historia e serialit turk “Jetë e hidhur” që u transmetua në ekranin e RTV21.
Kenan İmirzalıoğlu në rolin e “Mehmet Kosovës” dhe Selin Demiratar në rolin e “Nerminit” ishin personazhet kryesore të cilët edhe sot vazhdohen të pëlqehen mjaft shumë.
Në serial dyshja përçuan dashuri dhe emocione të shumta në çift, dhe pas përfundimit të serialit ata ishin miqë shumë të mirë, por tani ata nuk flasin më mes vete.
Si Selini ashtu edhe Kenani gjithmonë kanë hezituar të flasin për prishjen e raportit të tyre.

Kujtojmë se, “Nermini” tani është 39 vjeçare, kurse “Mehmet Kosova” 48 vjeçar. Dyshja e njohur veç sukseseve në punë kanë edhe familje të lumtura.
Kenani është i martuar me modelen turke Sinem Kobal dhe janë prindër të një vajze. Kurse Selini është martuar me biznesmenin Mehmet Ali Cebi./21Media