A i bashkohet AAK-ja Kurtit për koalicion? Flet Besnik Tahiri

(Lajm i përditësum)
A i bashkohet AAK-ja Kurtit për koalicion? Flet Besnik Tahiri
Shefi i gurpit parlamentar nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, sonte në ”Click” të RTV21 tha se AAK-ja nuk e ka as në plan ta  bëjë koalicionin PAN me Kurtin në rast se do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

 

‘’Ne nuk e kemi as në plan të bëjmë PAN AAK-ja është ne stadin me te avancum në organizimin politik që e ka pasur ndonjëherë në Kosovë e diasporë’’, tha Tahiri duke shtuar se ‘’PAN është i papërsëritshëm’’.


Besnik Tahiri: Jemi duke punuar që ligjin për pagë minimale me dërgu në Kushtetuese

Shefi i gurpit parlamentar nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, sonte ishte i ftuar në ”Click” të RTV21 ku për herë të parë tha se AAK-ja po mendon që ligjin për pagën minimale ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, AAK-ja i ka të gjitha nënshkrimet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e PDK-së dhe LDK-së.

‘’Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për pagën minimale me çu në Gjykatën Kushtetuese jemi dukë punuar i kemi nënshkrimet pa ndihmën e PDK-së e LDK-së, është mashtrim me i thënë dikujna që paga minimale është 264 euro’’, tha Tahir./21Media

Back to top button