A i ka “la gjynahet” shefi i Prokurimit, përgjigjet Bulliqi

Gjatë debatit të sontem zgjedhor në RTV21 ndërmjet kandidatëve për kryetar të Podujevës pati edhe përplaseje.
Kësaj radhe kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e pyeti kandidatin e VV-së Shpejtim Bulliqin për shefin e Prokurimit, Rasim Fejzën, për të cilin thotë se Bulliqi i kishte ngritur kallzim penal dhe e kishte bërë “për pesë pare”
“A është shef i prokurorimit ai njëri që ti ke bërë kallzim penal, ai njeri që ju e keni bërë skandal t’u e qit nëpër media… e ke bo njerin për 5 pare, tash e kthen në vendin e punës, a i ka la gjynahet?”, pyeti Zejnullahu.
Në anën tjetër Bulliqi u shpreh se shef i prokurimit është Rasim Fejza “po e kryn punën shkëlqyeshëm dhe nuk po vjedhë” ./21Media

Back to top button