A ka LDK-ja një emër për president, Shala: Nuk e kemi diskutuar

Në kohën kur afati për presidentin po afrohet, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, tha se ditët e mbetura janë të mjaftueshme për ta zgjidhur këtë çështje, por sipas tij, i takon të parit që ta udhëheq procesin, Kurtit.
I pyetur nga RTV21, nëse LDK-ja ka ndonjë emër për president, Shala tha se në partinë e tij nuk e kanë diskutuar këtë çështje.
“Besoj se 6 ditët e mbetura janë të mjaftueshme, por i takon të parti të udhëheq procesin. (A ka LDK-ja ndonjë emër) nuk e kemi diskutuar”, tha Shala.
Sa i përket nëse kanë marrë ndonjë ftesë të radhës për takim për çështjen e presidentit nga më kryetari i LVV-së, Kurti, Shala tha se s’ka ndonjë informacion. /RTV21/21Media