A ka shpresë për kthim të parave prej #BigCommerce+?!

Të gjithë janë skeptik se do të kthehen paratë e investuara në Big Commerce+.
Për skemën piramidale online është diskutuar në ClickPlus në TV21 dhe të pranishmit, Isa Fida dhe Llokman Musliu shprehen skeptik se paratë e investuara në Big Commerce+, mund të kthehen ndonjëherë.
“Për mendimin tim nuk besoj”, tha Fida.
Se ndan të njëjtin mendim, pohon edhe Musliu.
Por, ai thotë se nuk do të dëshironte të jetë pesimist për ata që kanë investuar.
“Shpresoj se të gjithë ata që kanë investuar, në një mënyrë t’i kthejnë paratë”, tha Musliu./TV21

Back to top button