A mund të ketë pasur një shkak tjetër për simptomat e Abramovich?

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se inteligjenca sugjeron se simptomat e përjetuara nga Roman Abramovich dhe dy negociatorët ukrainas të paqes, ishin për shkak të faktorëve mjedisor dhe jo helmimit.
Frank Gardner, korrespondent i BBC-së për siguri, thotë se sugjerimi është i çuditshëm.
Ai thotë se askush tjetër nuk u prek nga këto sëmundje shumë të rënda mjekësore, të cilat ekipi i grupit të gazetarisë investigative Bellingcat arriti në përfundimin se ishin rezultat i një përdorimi të qëllimshëm të një agjenti kimik, përcjell rtv21.tv
“Vështirë se do të ishte befasuese që SHBA-ja do të dëshironte të zvogëlonte sugjerimet se dikush, veçanërisht Rusia, kishte përdorur një armë kimike në Ukrainë, pasi kjo mund t’i shtyjë ata në veprime hakmarrëse që ata janë jashtëzakonisht ngurrues për të ndërmarrë, thotë Gardner./21Media

Back to top button