A mundet vizita e shefit të OKB-së t’i japë fund bllokimit të Mariupolit?

Askush nuk pret seriozisht që kjo vizitë të sjellë paqe në Ukrainë. Por, shpresohet që Antonio Guterres të gjejë një zgjidhje për një nga problemet e tij më të vështira.
Ka qindra civilë dhe luftëtarë ukrainas ende të bllokuar në fabrikën gjigante Azovstal Steel në qytetin e rrethuar të Mariupolit, raporton BBC
Përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor humanitar kanë dështuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se do të përpiqet ta ndryshojë këtë. Ai sot pritet të takohet me presidentin ukrainas.
Ai u tha gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje ishte veçanërisht e vështirë pasi “ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që janë në shtëpitë e tyre, apo në vende publike… por brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike”, përcjell rtv21.tv
Ai tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin kishte rënë dakord për evakuimin e civilëve në parim.
Ajo që nuk është e qartë është nëse ndonjë marrëveshje do të përfshinte luftëtarët ukrainas që janë atje me ta.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë më parë se nëse mbrojtësit e Mariupol vriten, të gjitha negociatat do të anulohen./21Media

Back to top button