A është takuar Abdixhiku me Vjosa Osmanin? Flet Haziri në Click

(Lajm i përditësuar)
A është takuar Abdixhiku me Vjosa Osmanin? Flet Haziri në Click
Raport i thyer Rama–Abdixhiku? Haziri: Abdixhiku ka insistuar dhe e ka bindur Ramën për një mandat
Nga LDK-ja Lutfi Haziri, në ”Click” të RTV21 ka folur për raportet brenda partisë dhe për udhëheqjen në Komunën e Prishtinës, duke theksuar rolin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe të kryetarit të Prishtinës Perparim Rama.
Haziri tha se Rama është pjesë e strukturës politike të LDK-së dhe se mbështetja për të ka qenë e qëndrueshme në dy mandate.
“Perparim Rama është kryetar i LDK-së. Lumir Abdixhiku ka insistuar dhe e ka bindur Ramën për një mandat. Mandatin e parë e ka bindur, ndërsa mandatin e dytë ka ardhur me koordinim,” u shpreh ai.
Ai shtoi se Prishtina shpesh është bërë objekt i interpretimeve politike dhe perceptimeve të ndryshme.
“Prishtina është kryeqytet i konspiracioneve. Raportet njerëzore dhe politike të Lumir Abdixhikut dhe Perparim Ramës janë aty ku janë dhe kanë qenë,” tha Haziri.
”Ekipi i Abdixhikut’, Haziri: Arben Gashi dhe emrat tjerë mbesin ku janë
”Takime me qytetarë”, Haziri: Ata që hiqen si të mençur s’janë askund në politikë
Lutfi Haziri nga LDK -ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se pas pesë vitesh zhvillimesh politike, të gjitha palët, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani, kanë kuptuar realitetin politik në vend, duke shtuar se në Kosovë nuk ka më besim të madh në sondazhe.
Haziri tha se deklarimet e tij bazohen vetëm në informacione të sigurta dhe jo në supozime apo komunikime joformale.
“Unë besoj që nëse nuk e kanë kuptuar për 5 vite, tash e kanë kuptuar, përfshirë edhe Vjosa Osmanin. Në Kosovë nuk është duke iu besuar askush sondazheve,” u shpreh ai ndër tjera.
Ai shtoi se nuk flet pa verifikim dhe se nuk ndërton qëndrime mbi spekulime apo deklarata të pabazuara, duke u bazuar ne nje marrëveshje teë mundshme mes LDK-së me Vjosa Osmanin.
“Jam i sigurt dhe merre të drejtë e të besueshme asnjëherë nuk flas pa u bindur, derisa ajo është duke biseduar me qytetarë e jo me funksionarë,” tha Haziri.
Sipas tij, disa aktorë politikë përpiqen të paraqiten si më të mençur në publik, por realiteti politik është më kompleks.
“Ata që bëhen të mençur dhe thonë ‘po arrijmë marrëveshje’, kanë qejf veç me kallxu që po dinë diçka, por nuk është ashtu,” deklaroi Haziri.
”Nëse halla kish pas, kish thënë ‘agj’”, Haziri: Politikë pa kompromis s’bën
Lutfi Haziri, ka deklaruar se politika duhet të bazohet në kompromis dhe jo në qasje të njëanshme, duke kritikuar mënyrën e trajtimit të proceseve politike nga kryeministri Albin Kurti.
Haziri tha se në politikë askush nuk mund të sillet si “opsional” dhe se vendimmarrja kërkon marrëveshje ndërmjet palëve.
“Kurti nuk është opsional në politikë – duhet me qenë opsional. Në politikë duhet me pas kompromis. Nëse halla kish pas, kish thënë ‘agj’… ka ardhë puna deri në atë pikë me bo sqarime për çështje që nuk janë të mbyllura,” u shpreh ai.
Sipas Hazirit, LDK nuk e ka mbyllur çështjen e presidentit, por ajo është mbyllur nga mënyra e veprimit të palës tjetër.
“Për president me thirr Abdixhikun, jo për zgjatje të qeverisë dhe kalkulime tjera. Lumir Abdixhiku është i gatshëm me ofru zgjidhje, jo veç me u thirr në takime,” deklaroi Haziri.
Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka komentuar qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se në vend të kushtëzimeve për bashkëpunim, më e ndershme do të ishte deklarimi i gatishmërisë për zgjedhje të reja.
Haziri tha se logjika politike nuk duhet të bazohet në kërkesa për vota në këmbim të emrave të caktuar.
“Më mirë është me thënë që jam i interesuar me shku në zgjedhje. Kurti tha nëse doni me ardhë me punu me mua, duhet me ma votu Konjufcën,” u shpreh ai.
Vjosa Osmani kandidate për presidente nga LDK? Haziri: Ne kërkojmë zgjidhje
Nga LDK-ja Lutfi Haziri, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në procesin e konsensusit për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se mungesa e një nominimi të qartë po e komplikon situatën politike.
Haziri tha se LDK nuk ka synim të krijojë tensione politike, por të kontribuojë në zgjidhje institucional, këtë e tha lidhur me mundesine e nomimit të LDK-së per presidente Vjosa Osmanin.
“Propozimi i yni? Vet fakti që Kurti nuk e ka nominuar Vjosa Osmanin për presidente tregon që nuk po don me zgjidh problemin, por po don me shkaktu telashe politike. LDK nuk po don me shkaktu telashe,” u shpreh ai.
Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka vënë në pikëpyetje nëse partia e tij do t’i përgjigjet një ftese të mundshme për takim nga kryeministri Albin Kurti deri më 27 prill, duke theksuar se çdo ftesë duhet të jetë serioze dhe bindëse.
Haziri tha se nuk është e qartë pse opinioni publik po mbahet me pritshmëri për një takim që ende nuk është konkretizuar.
“Nuk e di cila është arsyeja që me lon publikun në shpresë që ka me ndodh një takim. Ai mundet me ndodh sonte, nata është e gjatë, e lere më java që është e gjatë,” u shpreh ai.
Sipas tij, një ftesë e tillë duhet të ketë përmbajtje të qartë dhe të jetë e pranueshme për LDK-në dhe për liderin e saj Lumir Abdixhiku.
“Duhet me qenë ftesa bindëse për Abdixhikun, sepse të gjitha gjërat janë sqaruar,” tha Haziri.
Ai shtoi se ditët e fundit, sipas tij, kryeministri Kurti ka qenë më shumë në shpjegime publike sesa në veprime konkrete politike.
“Këto ditë Kurti vetëm po arsyeton para gazetarëve, iu ka ikur fokusi,” deklaroi Haziri.
Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik në vend duhet të vijë përmes dialogut të drejtpërdrejtë mes liderëve të partive dhe jo përmes deklaratave publike apo ofertave të njëanshme.
Haziri tha se më e udhës do të ishte që liderët politikë të ulen dhe të hartojnë një agjendë të përbashkët që do t’i jepte vendit presidentin dhe stabilitet institucional.
“Më mirë është që Konjfuca dhe Haxhiu me e thirr liderin e tyre me u ul në zyrë e me bisedu dhe me ndërtu një agjendë që i jep vendit president, sesa me dalë e me thënë ‘unë ia lëshoj vendin nëse opozita e gjen kandidat’,” tha Haziri.
Ai shtoi se, sipas tij, disa deklarata publike nuk përputhen me realitetin politik dhe proceset reale të negociatave.
“Këtë Kurti nuk e ka thënë, edhe Albulena thotë se e ka lëshuar vendin e kryetares së Kuvendit – vendi është i lëshuar. Më e mira është me u ul e me bisedu, se sa me na bo ftesa publike,” u shpreh ai.
Haziri krahasoi situatën me raste të mëparshme të bashkëpunimit institucional, duke përmendur edhe zgjedhjen e presidentes aktuale.
“Nuk është problem për LDK-në me pas Kurti qasje në takim të parë me Abdixhikun – a po mi jep 15 vota siç ia keni dhënë Vjosa Osmanit. LDK ka mundur me ia dhënë, nëse nuk i kemi kërkuar asgjë Vjosa Osmanit për 5 vjet,” tha Haziri.
Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka theksuar se zgjidhja e çështjeve të mëdha kushtetuese në vend kërkon bashkëpunim të gjerë politik dhe jo vendimmarrje të njëanshme.
Sipas tij, këto procese duhet të ndërtohen mbi barazi ndërmjet partive dhe jo mbi, siç e cilësoi ai, “kokëfortësi” politike.
“Bashkëpunimi është kusht për zgjidhjen e çështjeve të mëdha kushtetuese. Me kokëfortësi duhet me vendos barabartë. Nuk mundet një parti dhe një lider me i zgjidh problemet e Kosovës,” tha Haziri.
Ai paralajmëroi se vendimmarrja e përqendruar në një subjekt të vetëm politik rrezikon standardet demokratike të vendit.
“Në vendet ku i zgjidh një parti dhe një lider, nuk quhet demokraci, por autokratike,” deklaroi Haziri.
Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se situata aktuale politike në vend është rezultat i një “zullumi politik”, duke theksuar se zgjidhja kërkon ndryshim të qasjeve dhe bashkëpunim ndërmjet partive.
Haziri u shpreh se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës bie mbi partinë e parë, e cila sipas tij duhet të tërhiqet nga tri pozitat kryesore udhëheqëse.
“Partia e parë duhet me heq dorë prej tri udhëheqjeve. Është e vetmja rrugë e fundit, pa dashjen tonë, pa vullnetin tonë, pa vullnetin e qytetarëve,” tha ai.
Ai shtoi se zhvillimet politike të vitit të kaluar kanë qenë të pazakonta, duke përmendur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme si pasojë e krizës.
“Vitin e kaluar ne kemi bërë histori, edhe dy palë zgjedhje të paralajmëruara. Ky është zullum politik që jemi duke e përjetuar,” u shpreh Haziri.
Duke folur për kryeministrin Albin Kurti, ai theksoi se qasja e tij politike mbetet e njëjtë në thelb.
“Kurti është politikan që qëllimet nuk i ndërron, por metodat. Ne po duam me ndërru qëllim, me bashkëpunu,” deklaroi Haziri.
Haziri: Kurti me ofertë politike, votoni Glaukun, hyni në Qeveri
Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se oferta për çështjen e presidentit ka qenë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë politike, e cila sipas tij është konkretizuar pas disa takimeve ndërmjet palëve.
Haziri theksoi se pas pesë takimeve, nga Kurti është paraqitur një propozim i qartë që lidhet me mbështetjen për një kandidat të caktuar për president, në këmbim të pjesëmarrjes në qeverisje.
“Është oferta e Kurtit për Glaukun. Oferta pas pesë takimeve e ka këtë përmbajtje: ju duhet me votu Glaukun, unë ua jap këtë pjesë në Qeveri,” u shpreh Haziri.
“Nuk kemi mbajt inat, nuk kemi dëshmuar inate. Cili është qëllimi kryesor? Vitin e kaluar LDK mes ofertës së Kurtit dhe fjalës së publikut, mbajtjen e fjalës sonë e kanë përkthyer në humbje të pragmatizimit. LDK e ka mësuar popullin me qenë zgjidhja e problemit, jo kriza e problemit. Vitin e kaluar nuk kemi shkuar as në takim,” tha Haziri.
Ai shtoi se, pavarësisht numrit të ulëseve që LDK ka në Kuvend, perceptimi publik ndaj saj mbetet pozitiv në drejtim të ofrimit të zgjidhjeve.
“Edhe sot LDK shihet si zgjidhje, pavarësisht sa ulëse i kemi në Kuvend, neve na shohin zgjidhje,” deklaroi Haziri.
Haziri: Nuk pati kompromis për presidentin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij ka marrë pjesë në të gjitha takimet politike me seriozitet dhe gatishmëri për të ndihmuar në zgjidhjen e ngërçit institucional, por pa arritur rezultat konkret për çështjen e presidentit.
Sipas Hazirit, LDK ka qenë e përgatitur dhe konstruktive në pesë takimet e zhvilluara, duke ofruar qasje pragmatike dhe frymë bashkëpunimi.
“Në pesë takimet që LDK i ka mbajtur, kemi shkuar të përgatitur dhe me vullnet të mirë për të ndihmuar,” u shpreh ai.
Ai theksoi se kompromisi dhe bashkëpunimi mbeten vlera thelbësore për partinë, por në këtë rast nuk ka pasur hapësirë reale për marrëveshje rreth presidentit.
“Kemi shkuar me vullnet të mirë dhe pragmatizëm. Bashkëpunimin dhe kompromisin i shohim si vlera, por nuk është bërë kompromis për presidentin. Nuk kemi arritur as në pikën për të diskutuar emra konkretë,” deklaroi Haziri.
Haziri: Folëm për presidentin, përfunduam me ofertë për Kuvend dhe qeverisje
Haziri: Nuk pati emër konsensual për presidentin, vetëm oferta partiake
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në ”Cick” të RTV21 ka deklaruar se në procesin e fundit politik nuk është arritur të ofrohet një emër konsensual për postin e presidentit, por vetëm propozime partiake.
Sipas Hazirit, LDK ka qenë aktive dhe konstruktive gjatë gjithë kohës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.
“Nuk u ofrua emër konsensual, por vetëm emër partiak,” u shpreh ai, duke shtuar se partia e tij ka marrë pjesë në të gjitha takimet e ftuara dhe ka dhënë kontribut konkret në këtë proces.
Ai theksoi se LDK ka qenë e gatshme për kompromis, duke diskutuar fillimisht për çështjen e presidentit, e më pas edhe për mundësinë e një marrëveshjeje më të gjerë politike.
“Kemi folur për zgjidhjen e presidentit, kemi përfunduar me oferta për Kuvendin dhe, pas disa ditësh, edhe me oferta për qeverisjen,” deklaroi Haziri.
Haziri: Pa kandidat konsensual, vendi drejt zgjedhjeve
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit po shkon drejt polarizimit politik, në vend të arritjes së një kandidati konsensual.
Haziri theksoi se presidenca është institucion i ndarë dhe më i larti në vend, prandaj kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe jo vendimmarrje të njëanshme partiake.
“Ne e dimë që presidenca është pushteti i ndarë, institucioni më i lartë. Me tendencën që po e shohim që po shkojmë në zgjedhje si shkak i një kokëfortësie politike, që më pas një votim vetëm për kandidatin partiak,” u shpreh ai.
Sipas tij, debati i ditëve të fundit është fokusuar në emra partiakë, në vend të një kandidati konsensual.
“I gjithë debati javor ka qenë për kandidatin konsensual. Nuk u ofrua konsensual, u ofruan emra partiakë,” deklaroi Haziri./RTV21/21Media