A pati sulm kibernetik? Radoniqi: Kemi disa dyshime

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se janë 12 komuna ku nuk ka filluar ende numërimi i votave dhe që shpresohet që nesër, e premte, të nisë.

Ai është pyetur nga gazetarët lidhur me problemet me sistemin e KQZ-së e nëse ka pasur ndërhyrje, ndërsa është përgjigjur se dyshimet e komisionit u janë përcjellë institucioneve përkatëse.

“Kjo çështje tash është në duar të policisë dhe prokurorë. Pa e marrë raportin nga ta ne nuk mund të japim informacione se nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato i janë përcjellë institucioneve”.

Radoniqi ka shtuar se procesi i numërimit të votave për kandidatë mund të zgjasë 10 deri në dy javë.

E Sekretariati i KQZ-së ka thënë se verifikimi i votave të diasporës mund të zgjasë 10 ditë.

​Ky është numri i zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Back to top button