A po hyn Kosova në një valë të re të pandemisë?
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka qenë sonte i ftuar në ”Argument Plus”, ku ka folur për variantin e ri të përhapjes së COVID-19.
Ai ka theksuar se vitin që lamë pas ka pasur një numër më të vogël të të infektuarve me variantin Omicron.
Tutje, Krasniqi i ka përmendur edhe simptomat që karakterizohet ky virus.
Kujtojmë që, dy javë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik ka bërë të ditur se në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, prej të cilave, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).
MSh dhe IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë me përpikëmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe t’i inkurajonë tjerët për vaksinim./21Media