A po paralajmëron Thaçi heqjen e taksës?

Postimi i tij i fundit në Facebook ka ndezur reagimet

Presidenti Hashim Thaçi ka ironizuar me Kryeministrin Ramush Haradinaj sa u përket përgjigjeve që kreu i ekzekutivit së fundi i ka bërë duke përdorur si simbolikë shkrirjen e borës.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë”, ka shkruar shkurt Thaçi.

Haradinaj kur ishte pyetur se a do të hiqet taksa 100% ndaj prodhimeve që hynë nga Serbia dhe Bosnja, apo do të rrëzohet Qeveria, kishte thënë “bora do të shkrihet dikur”.

Pas kësaj, edhe në pyetje të tjera lidhur me taksën dhe presionin ndërkombëtar për heqjen e saj, Haradinaj u përgjigj ngjashëm.

A do të hiqet taksa apo të rrëzohet Qeveria, përgjigjet Haradinaj

Avokati Besnik Berisha në një postim në Facebook ka deklaruar se besohet se presidenti po paralajmëron “shkrirjen” e taksës.

“Me kete statusin e fundit ne FB, po besohet se Hashim Thaçi po paralajmeron “shkrirjen” e takses 100%, te vene nga qeveria qe eshte hisedar dhe ai. Se a do te “shkrihet” vec taksa, a edhe vet qeverija, mbetet me pa ne muajt ne vijim”, shkruan Berisha në Facebook.

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka publikuar një poezi të Ndre Mjedës, kur i është përgjigjur Presidentit të Kosovës në statusin e tij, me figura stilistike, për shkrirjen e borës dhe largimin e taksës.

“Po shkrihet bora, Dimri po shkon, Bylbyl i vorfen, Pse po gjemon?/ Pushoi murrlani, Me duhie t’vet’, Bylbyl i vorfen, Çou, mos rri shkret’”, ka shkruar Matoshi. /21Media

Back to top button