“a.y.l.a.n” vazhdon rrugëtimin për në Katowice të Polonisë

Pas suksesit të madh, shfaqja “a.y.l.a.n” e Teatrit të Gjilanit është ftuar të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Katowice të Polonisë.
Edicioni i sivjetmë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “OPEN THE DOOR” do të mbahet në datat 19-26 qershor 2022 në Katoëice të Polonisë, në Teatrin Slaski, i cili sivjet feston 150 vjetorin e themelimit.
Sipas organizatorëve, festivali asnjëherë nuk ka frikë nga temat e vështira, sepse të gjithë ne duhet të ballafaqohemi me to.
Gjatë edicionit të sivjetmë të festivalit OTD, përmes programit e shfaqjeve pjesëmarrëse dëshiron të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë për çështjen e refugjatëve, për ankthin që shoqëron shumë njerëz sot – shpesh edhe fqinjët tanë.
“a.y.l.a.n” fituese e disa çmimeve të rëndësishme të teatrit si “shfaqja më e mirë”, “regjia më e mirë”, “aktori më i mirë” e së fundmi edhe me çmimin ndërkombëtar “grand jury prize” në Festivalin Kontrapunkt 56, në Szczecin, trajton pikërisht dramën e refugjatëve dhe do të jepet me datën 26 qershor 2022, ora 19:30 në Festivalin “Open dhe door” në Poloni.
“a.y.l.a.n” Prodhim i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, nga: Jeton Neziraj Regjia: Blerta Neziraj Luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi./21Media

Back to top button