​A zgjaten muskujt nga pilates?

Pilates është lavdëruar si një ushtrim i mrekullueshëm në vitet e fundit. Disa nga fansat pretendojnë se ky lloj i stërvitjes mund të zgjas muskujt, duke i lënë pjesëmarrësit me fizik më të gjatë dhe më të hollë. Por se a është kjo e vërtetë, raporton The Guardian.

“Absolutisht jo”, thotë doktori Christopher Morse, lexues në fiziologjinë e ushtrimeve në Institutin e Sportit të Universitetit Metropolitan në Manchester. Si fillim, ai thotë se ka pak prova që tregojnë se fijet e muskujve të njeriut mund të zgjaten me anë të shtrirjes – dhe nëse do të ishte e mundur, do të kërkonte vendosjen e muskujve nën një tension të madh, gjë që pilatesi nuk e bën. “Ka disa të dhëna që tregojnë se mund të zgjaten muskujt”, thotë ai, “por ato janë kryer mbi krahët e shpendëve me një peshë që varej prej tyre për 16 ditë shtrirje të vazhdueshme”.

Morse thotë se muskujt mund të duken më të gjatë kur rritet fleksibiliteti, i cili mund të arrihet kur njerëzit bëjnë shtrirje me rezistencë të lehtë, si disa nga lëvizjet në pilatesin me peshë ose me reformer. Ky nuk është rezultat i rritjes të gjatësisë së muskujve, por i rritjes të gamës së lëvizjes: trupi thjesht është përmirësuar në përballimin e sikletit në pozicionin e shtrirë. “Nga një ditë në tjetrën, nëse përpiqem të preki gishta e këmbës dhe arrij më afër tokës, muskujt e pasëm të këmbës do të zgjaten më tej, por jo sepse është rritur në gjatësi”, thotë Morse. “Do të mund të shtrihesh më shumë sepse muskujt mund të tolerojnë më mirë shtrirjen, jo sepse janë rritur në gjatësi”.

Pra, çfarë do të thotë kjo për fizikun “e gjatë dhe të hollë” që influencuesit premtojnë se pilatesi ju jep? “I gjatë dhe i hollë është në thelb i hollë”, thotë Morse. “Dhe nuk djeg shumë kalori duke bërë pilates. Ata nuk po bëhen të hollë duke bërë pilates”, Morse mendon se pilatesi është një formë e shkëlqyer ushtrimi, megjithatë. “Ka shumë kontroll të bërthamës”, thotë ai. “Kjo përmirëson forcën e muskujve të bërthamës, e cila është një nga mekanizmat më efektivë për të parandaluar dhimbjet e shpinës”.

Back to top button