AAK cakton ekipin që do të merret me çështjen e dialogut

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot mbajti mbledhjen konstituive, ku mes tjerash u diskutua për situatën politike në vend, me theks të veçantë, rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryesia gjithashtu mori një vendim me të cilin autorizoi ekipin i cili do të merret me çështjen e dialogut, në përbërje: Ardian Gjini kryesues, Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj-anëtarë.
Po ashtu, kryesia u informua për takimin e përfaqësuesit të Aleancës për temën e Vetingut, si dhe shqyrtoi gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë.

Back to top button