AAK dënon ashpër ekspozitën për masakrat: Fyerje, do i kërkojmë llogari Haxhiut

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK ka ‘’dënuar ashpër’’ ekspozitën në Prishtinë, për masakrat në Kosovë, e cila u kritikua për pasaktësi.
Në reagimin e AAK thuhet se, kjo ekspozitë ‘’tenton të shtrembërojë të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb’’.
‘’ Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera’’, thuhet ndër tjera në komunikaten e AAk-së.
Nga AAK është bërë e ditur edhe se, ata do i kërkojnë llogari kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për sqarim të plotë.