AAK dhe PDK i kundërpërgjigjen Kurtit për rasin e Contour Global

Dy partitë opozitare PDK dhe AAK e kanë akuzuar Qeverinë Kurti se me prishjen e marrëveshjes me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e një termocentrali në Kosovë, i kanë shkaktuar vendit dëme të mëdha. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar Kurtin dhe Qeverinë e tij si kriminelë që e kanë kundërshtuar projektin, sipas tij më të madh në Kosovën e pasluftës, kurse Partia Demokratike e Kosovës tha se qeveria nuk ka asnjë vizion energjetik. Deklarimet pasuan kritikat e Kurtit për qeverisjet e kaluara se i kanë shkaktuar dëm vendit.
Një ditë pasi Qeveria Kurti bëri të ditur se ka humbur rastin në Gjykatën e Arbitrazhit me kompaninë Contour Global për energjinë, dy partitë politike në opozitë, AAK dhe PDK, adresauan akuza ndaj kryeministrit dhe Minstrit të tij të financave Hekuran Murati. Ky i fundit e fajsësoi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, se me nënshkriin e kontartës me Contour Global në vitin 2017 i ka shkaktuar jhumbje vendit dhe si pasojë e saj është edhe pagesa prej 21 milionë eurosh që Kosova duhet t’ia paguaj kompanisë pas venditmi të Arbitrazhit.
“Një marrëveshje e cila ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 përmbante vetë nënshkrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. Qeveria Haradinaj kishte nënshkruar këtë marrëveshje përkundër të gjitha paralajmërimeve nga opozita, nga shoqëria civile dhe nga ekspertët e fushës që një kontratë e tillë nuk duhej të nënshkruhej”, tha Murati.
Por në një paraqitje të tij ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar kontratën me Countur Global si investimin më të madh që nga pavarësia e Kosovës në fushën energjetike. Ai e ndërlidhi prishjen e kontratës me kompaninë amerikane me “aferën e ambasadorit Martin Berishaj”.
“Investimi i ‘Contour Globalit’ do të kishte qenë investimi më i madh në Kosovë. Termocentrali ‘Kosova e Re’ do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi energjetike. Ky projekt do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga lufta në Ukrainë sa i përket çmimit të energjisë. Çmimi i megavatit të prodhuar në Kosovë do të ishte shumë më i lirë. Madje do të shisnim energji. Kosova vazhdon të mbetet e varur nga GEN-i [kompania serbe për eksportimin e energjisë me të cilën u pretendua se kishte lidhje ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj]. Kriminelët kthehet në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë kundërshtuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë”, tha Haradinaj.
Reagim të ngjashëm kishte edhe Partia Demokratike e Kosovës e cila tha se përtej humbjes financiare, qeveria ka dështuar të krijojë një vizion të qartë energjetik për vendin. Anëtari i kryesisë Bernard Nikaj e akuzoi qeverinë Kurti edhe për anulimin e projektit të gazit, projekt i cili sipas tyre do të ndikonte në zvogëlim të çmimit të energjisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të paguajë 21 milion euro, si pasojë e humbjes së procesit të Arbitrazhit ndaj Kompanisë Coutour Global. 21 milion euro janë të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë”, Përveç projektit të Termocentralit të Ri, qeveria e udhëhequr nga VV ka anuluar edhe projektin e gazit natyral, projekt i cili ishte nisur dhe përkrahur nga MCC, por edhe nga donatorë të tjerë siç janë EBRD dhe Komisioni Evropian. Rezultat i të gjitha këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë sot, të cilat qytetarët tanë i përjetojnë çdo ditë e çdo muaj në faturat e tyre, por edhe një pasiguri e skajshme e furnizimit posaçërisht në muajt e dimrit”, tha Nikaj.
Në fund të vitit 2017, Qeveria Haradinaj nënshkroi marrëveshjen me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë, i cili do të kushtonte 1.3 miliardë euro. Termocentrali duhej te vihej në funksion në vitin 2023, por ndryshimet në qeveri ndaluan projektin. Qeveria Kurti eqë e kishte kundërshtuar projektin sa ishte në opozitë nuk e mori parasysh, kurse “Contour Global” u tërhoq edhe për arsye të ndryshimeve politike në Kosovë. Në të njëjtin vit kompania amerikanë e çoi Kosovën në arbitrazh./RTV21/21Media