AAK-ja në seancën për qeverinë e re voton kundër Konjufcës

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesën në seancën e orës 11:00, në të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të themelohen komisionet e përhershme për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndarjet buxhetore e financimin e RTK-së.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Kurse për seancën për formimin e Qeverisë së re, AAK do të votojë kundër.
“Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, tha Xhemaili për portalin rtv21.tv/21Media