AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur listën e deputetëve me të cilët garon për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

“Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik.Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.”, thuhet në njoftimi e AAK-së.

Listës i prin Ramush Haradinaj pasuar nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj, Agim Ceku, dhe 100 kandiatë të tjerë./21Media

 

Back to top button