AAK refuzon ftesën e Molliqajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Përmes një komunikate, nga kjo parti kanë thënë se kuptojnë shqetësimin e secilit për këtë çështje.
“Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhet në komunikatë.
Sot, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, sërish i ka ftuar tri partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovë dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Në një konferencë për medie, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Molliqaj ka thënë se protesta e së shtunës do të jetë paqësore, por nuk mohoi mundësinë e aksioneve simbolike para ekzekutivit./21Media

Back to top button