AAK – Vulinit: Përgjigjën Serbia e ka marrë në vitin 1999

AAK reagon ndaj deklaratave të Vulinit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një komunikate ndaj deklaratave të Aleksandar Vulinit, kundër Ramush Haradinajt, të cilit i tha se nëse do ta sheh përsëri ushtrinë e Serbisë do të zvarritet.

“ Serbia e përfaqësuar me njerëz si Vulini, replikën e fundit e ka marrë në vitin 1999 nga Ramush Haradinaj dhe Kosova, dhe do mbetet e tillë derisa Kosova është e fortë të qëndrojë në këmbët e saj. Sa për edukimin tuaj, duam t’ua rikujtojmë se gjenocidi serb në Kosovë ka këtë bilanc: rreth 20 mijë të vrarë e masakruar, 5 mijë të zhdukur, 20 mijë femra të dhunuara, 800 mijë civilë të dëbuar. 250 mijë objekte te rrënuara, Asnjë përgjegjësi, asnjë kërkim falje. Përderisa vazhdoni të ushqeni retorikën gjenocidale të Millosheviqit, duke fyer rëndë viktimat e pafajshme civile të luftës së fundit të Kosovës, ju do të vazhdoni të jeni humbësit më të mëdhenj – ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s. Serbia nuk është gati për paqe, sepse ju nuk jeni gati për të vërtetën. Rruga e Kosovës është e pa kthyeshme”, shkruhet në komunikatën e AAK-së./21Media

Back to top button