AAK synon transformim digjital në arsimin e Drenasit

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Beqir Kiqina në debatin zgjedhor të RTV21 ka shpalosur programin e tij për zgjedhjet e 12 tetorit. Ai theksoi se prioritetet kryesore të planit të tij janë arsimi, shëndetësia, kultura, rinia, urbanizmi, infrastruktura dhe zhvillimi ekonomik, duke premtuar përmirësim në secilin sektor për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Drenasit.
“Qytetarëve u premtoj atë që e realizoj. Shtyllat kryesore të planit konkret janë arsimi, shëndetësia, kultura, rinia dhe sporti, urbanizmi dhe infrastruktura, zhvillimi ekonomik, bujqësia, mbrojtja e ambientit dhe siguria publike. Në kuadër të tyre, arsimi është qendror. Do të kalojmë nga mësimi klasik në mësimin digjital dhe modern, duke pasur parasysh furnizimin e shkollave me tabela digjitale,” tha Kiqina.