Abazi: Kryetari i Parlamentit ka detyrë të krijojë kohezion ndërmjet grupeve parlamentare

Sot sërish nuk pati kuorum që të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës.

E për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

Ndërsa, sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 deputeti, Haki Abazi u shpreh se ai si deputetë i ndjekë seancat dhe është i rregullt, mirëpo tha se kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca duhet të krijojë kohezion ndërmjet grupeve parlamentare në kryesinë e parlamentit dhe të kërkojë që menaxhimi i GP të shumicës të vihet në përputhshmëri me përgjegjesinë që kanë deputetët./21Media

Back to top button