Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se populli është duke e kuptuar që edhe ai është me thika pas shpine.
Në një reagim në Facebook, Abazi ka përmendur edhe ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin siç ka shkruar, dikur thuhej se ai vendoste thikat mbi harta.

“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë! Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë altoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehët më!”, ka shkruar Abazi.

Abazi tutje ka shkruar se njerëzit po ikin nga “të mirat” për profesionin e argatit në perëndim./21Media

 

Back to top button