Abazoviq dhe Osmani për konkretizimin e projekteve të përbashkëta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me të cilin ka folur për projekte të përbashkëta Kosovë-Mali i Zi.
Për takimin që u zhvillua në margjinat e Samitit për Demokraci të Evropës Juglindore, Abazoviq përmes një postimi në Twitter njoftoi se do të punojnë për konkretizimin e projekteve të përbashkëta.
“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”, ka shkruar Abazoviq.
Zajednički zadatak Crne Gore i Republike Kosovo je da se u narednom periodu konkretizuju projekti od zajedničkog interesa u oblasti ekonomije i saobraćaja. Danas mi je bilo zadovoljstvo o tome razgovarati sa predsjednicom 🇽🇰 @VjosaOsmaniPRKS, na marginama SEE|DEM u Budvi. pic.twitter.com/P7rH46EZoR
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 30, 2022
Në këtë samit, Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fokusuar në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor./21Media