Abazoviq për TV21: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për TV21, foli edhe për nismat rajonale, “Ballkanin e Hapur”, dhe një nismë të re potenciale në mes Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.
Abazoviq tha se nuk është kundër iniciativave, por siç thotë ai, ka shumë inflacion të iniciativave dhe nuk arrihet thelbi.
Ndër të tjera, Abazoviq, shtoi se bashkëpunimi duhet të rritet dhe të krijohen marrëdhënie më relaksuese.