Kaloni te përmbajtja kryesore

Abbott: Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje

Pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

Abott ka thënë se i vjen keq që ministri Mehaj ka dhënë dorëheqjen, derisa ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij në fushën e mbrojtjes.

“Më vjen keq kur dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, gjatë 2 e gjysmë viteve të fundit dhe i uroj çdo të mirë në të ardhmen”, ka shkruar Abott në Twitter.

Ish ministri Mehaj ka dhënë dorëheqjesoy. Në vend të tij është emëruar koloneli Ejup Maqedonci. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button