Abbott: Po japim një kontribut pozitiv në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Pas përfundimit të monitorimit të sistemit të drejtësisë nga Ambasada Britanike në Kosovë, Ambasadori Nicolas Abbott përmes një video-mesazhi ka thënë se projekti ndër tjerash ka arritur të përgatis një kuadër të avokatëve të rinj.
“Të cilët kanë qenë çdo ditë në gjykata dhe prokurori për të monitoruar çështje, si dhe kanë marrë trajnime të specializuara të asistuara për monitorimin, shkrimin dhe arsyetimin ligjor, kërkimin ligjor dhe analizimin e çështjeve komplekse. Ne besojmë se po japim një kontribut pozitiv në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”., ka thënë Abbott.
Ai paraprakisht ka treguar se në kuadër të këtij projketi është punuar për punuar për monitorimin, identifikimin dhe ekspozimin e keqpërdorimeve si në sistemet gjyqësore dhe prokuroriale, me qëllim të rritjes së presionit për reforma.
“ Kjo është bërë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet që janë monitoruar dhe njëherit ka qenë një nga vlerat thelbësore të projektit”, ka thënë Abbott në një video-mesazh./21Media

Back to top button