Abbott reagon për djegien e veturave në veri: E papranueshme

Pas djegies së pesë veturave me targa RKS në veri të vendit ka reaguar Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbott ka thënë se këto veprime janë të papranueshme, duke bërë thirrje për të gjithë aktorët politikë që t’i dënojnë.

“Djegia e veturave pas riregjistrimit të tabelave në RKS në veri të Kosovës, është e papranueshme. Të gjithë aktorët politikë seriozë duhet t’i dënojnë këto veprime dhune dhe rreziqet që paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë”, ka shkruar ai në Twitter.

Abbott ka shtuar se lidhur me këtë rasti, hetimet duhet të jenë të shpejta të domosdoshme dhe duhet të kryhen me seriozitet dhe ndjeshmëri./21Media

Back to top button