Abdixhiku: Bechtel- Enka të mirëseardhur të konkurojnë për projekte tjera

Abdixhiku e quajti të paprecedentë vendimin e Qeverisë Haradinaj për Bechtel-Enkan

U shfuqizua vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”. Anulimi i këtij vendimi u bë sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim të ministrit të

Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Pas shfuqizimit të këtij vendimi Abdixhiku tha se Qeveria e kaluar kishte marrë vendim të paprecedentë kur i kishte zgjatur afatin Bechtel Enka.

“Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë – thjeshtë me një vendim. Konsorciumi ndërsa, i kishte kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë.”, shkroi ndër tjerash Abdixhiku në Facebook.

Tutje ministri i Infrastrukturës duke falënderuar Bechtel-Enkan për punët e bëra u tha se janë të mirëseardhur të konkurojnë për punë të tjera- barabartë me secilën palë tjetër./21Media

Back to top button