Abdixhiku: Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetar

VV-LDK me marrëveshje për vullnetin qytetar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet VV-LDK, ka thënë se të dy palët po i japim Kosovës institucione që do t’i dalin vendit zot brenda e jashtë.

“Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetar; i shumicës së votuesve që me 6 tetor folën qartë. Bëmë marrëveshje sepse idetë që na bashkojnë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë. E partnerët e matur e serioz, në kohë të vështira, zgjedhin gjuhën e rrugën bashkë. Të dy palët e duam një Kosovë të jetueshme, për vete, për fëmijët e për prindërit e tanë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai në fund tha se kanë ide të qarta përpara dhe se puna e vërtetë fillon tash./21Media

Back to top button