Abdixhiku dhe Ahmeti memorandum për tri projekte infrastrukturore në Prishtinë

Abdixhiku dhe Ahmeti memorandum tri projekte infrastrukturore në Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me anë të këtij memorandumi synohet realizmi i tre projekteve infrastrukturore.

1.      Gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të qytetit të Prishtinës (lagjja “Veterniku”);

2.      Ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Veterniku”;

3.      Përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë, Veternik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës financuese e këtyre projekteve është MIA me shumën prej rreth 1 milion e 500 mijë euro./21Media

Back to top button