Abdixhiku: Fitues janë të gjithë, fitues është Kosova
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës.
Pas votimit, Abdixhiku ka dhënë një prononcim për media ku ka theksuar se sot është ditë e veçantë, ditë e festës dhe ditë e demokracisë.
”Fitues janë të gjithë, fitues është Kosova”, ka thënë ai.
Nga 38 komuna të Kosovës, sot në balotazh do votohet për të zgjedhur kryetarin në 21 komuna.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti, shkruan rtv21
Në raundin e parë të zgjedhjeve, me 18 tetor me me shumë se 50% të votave është zgjedhur krytari në: Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj në Pejë dhe Lipjan, Deçan dhe Suharekë, në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh./21Media