Abdixhiku i del në krah Paris Gurit: Krenar me ty

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend kur gjatë fjalës së bashkëpartiakut të tij Parsi Guri kanë shpërthyer brimta në Kuvend që vinin nga partia e parë.
Abdixhiku i ka dhënë përkrahje Gurit duke u shprehur krenar me të.
“Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.” Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi.Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur.”, ka shkruar Abdixhiku.
Deputeti i LDK-së, Paris Guri gjatë nisjes së seancës konstituive, ka dalë në foltore për t’i dhënë kritika VV-së.
Ai ka kërkuar nga deputetët e partisë së parë të qetësohen.
“Çka keni more, a jeni mirë. Qetësohuni. Mos bërtitni si fëmijët, se i keni do vjet, qetësohuni”, tha Guri.
Më pas deputeti iu drejtua edhe Fitore Pacollit.
“Fitore çka po kesh, a i ke kthy 200 mijë euro, mos kesh se marre. Oj Fitore mos bërtit moj, a i ke kthy 200 mijë euro”, u shpreh ai.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu duke thënë se Guri është bullizuar nga deptetetet e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari Lila dhe Fitore Pacolli./21Media