Abdixhiku i kërkon Kurtit ta pranojë planin 10 pikësh për krizën energjetike

Kriza energjetike vazhdon të godasë vendin tonë rëndë e ne kemi nevojë për veprim të menjëhershëm shtetëror. Mesazhi im për masat që duhet të ndërmirren që sot dhe planin tonë 10 pikësh të prezantuar tashmë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të pranojë planin 10 pikësh të kësaj partie për zgjidhjen e krizës energjetike.
“Kriza energjetike vazhdon të godasë vendin tonë rëndë e ne kemi nevojë për veprim të menjëhershëm shtetëror. Mesazhi im për masat që duhet të ndërmirren që sot dhe planin tonë 10 pikësh të prezantuar tashmë”, shkroi Abdixhiku.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë me kohë.
“Reduktimet e energjisë që po na ndodhin gjatë muajve të ngrohtë të verës, janë shenjë e qartë e një dimri të vështirë që së bashku do ta kemi përpara. Përkundër paralajmërimeve tona të ngritura në vazhdimës, Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë me kohë. Ajo ka patur një vit të plotë për t’u përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si e një viti më parë. Prandaj, ne kemi prezantuar një plan 10 pikësh për krizën energjetike të sotme, plan që do të ndihmojë qytetarët tanë, familjet tona e bizneset që të përballojnë më lehtë krizën e këtij viti.  Pani bën thirrje për paketë të re subvenciomi për çdo familje kosovare, ekzekutim të plotë të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme, kontrata afatgjate furnizimi e heqje të TVSH’së  në të gjitha faturat energjetike në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Back to top button