Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: E ftoj në ballafaqim publik, nuk zhytemi në moçalin e pështymave

(Lajm i përditësuar)


Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku iu është përgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ditë më parë Kurti tha se opozita do të kalbet në opozitë dhe i ka cilësuar si miza.

Lidhur me këtë Abdixhiku u shpreh se nuk e ka ndërmend që të ofendojë në këtë fushatë.

“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë. Kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete e për ide të ardhshme se si të bëhet vendi”, ka thënë Abdixhiku

Ai tha se askush nuk është për t’u sharë e përçare. “As për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave. Jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse ne duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë”, ka vazhduar ai.

Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i ndjekin tubimet e LDK-së që ata të kuptojnë se çfarë i pret për katër vitet e ardhshme.

“Kurse kryeministrin në ikje e ftoj edhe në ballafaqim publik, le t’i masim idetë për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.


Abdixhiku zotohet për ndarjen e 360 milionë eurove për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Prishtinës në vlerë 360 milionë euro.

Abdixhiku tha qëllimi i ndërtimit të Unazës së Jashtme është se “shkarkimi i trafikut dhe përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet.”

“€360 milionë euro për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës, për shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet”, ka bërë të ditur Abdixhiku.

Back to top button