Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Presidentes Osmani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani.
Këtë për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë ai
Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina./21Media