Abdixhiku ironizon Qeverinë Kurti: Tri vjet të humbura, u vendosën sanksione e s’pati asnjë njohje të re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti mbi arritjet e qeverisë që ai drejton, duke thënë se ka humbur tri vjet duke dështuar në projekte madhore, arritjen e njohjeve të reja dhe në forcimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.

Kurti në një postim sot në Facebook ka përmendur arritjet e qeverisjes së tij duke përmendur njohjen e pasaportave nga Spanja, pagesat e energjisë elektrike në veri, heqjen e regjimit të vizave, fundin e targave ilegale serbe dhe njohjen e tabelave RKS nga Serbia.

I pari i partisë të dytë më të madhe opozitare në vend të gjitha këto i ka quajtur mburrje me plot dëlir popullist.

Ai ndërkaq ka numëruar ngecjet gjatë këtyre tri vjetëve nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

”Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori. Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion. Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht. Kosova mundet më mirë”, ka thënë Abdixhiku.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button