Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar pjesëmarrjen në konsultimet për partitë politike me ftesë nga presidentja, Vjosa Osmani në ora 13:00.
“Po kemi takim në ora 13:00 , nga këtu do të shkojmë pas vizitës te bac Rifatit në Kullë do të shkojnë tek takimi i presidentes për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve”, deklaroi i pari i LDK-së, pas homazheve në Prekaz për ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së./21Media