Abdixhiku-Kurtit: Mosreagimi juaj është çmim ekonomik i pakthyeshëm për vendin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti pas krizave ekonomike që kanë përfshirë vendin tonë.
“Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Sipas Abdixhikut shtetet e rajonit po marrin vendime të cilat javë më parë i kishin rekomanduar në Kosovë.
“Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”, shtoi ai./21Media

Back to top button