Abdixhiku me vija të kuqe për Kurtin: Është i dëmshëm, i rrezikshëm

(Lajm i përditësuar)

Abdixhiku me vija të kuqe për Kurtin: Është i dëmshëm, i rrezikshëm

Në lidhje me mundësinë që të bëjnë një Qeverisje të përbashkët me Albin Kurtin, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se rruga e ardhshme e Kosovës nuk bëhet me Kurtin.

“Kurti është një lider i të kaluarës, i dëmshëm i rrezikshëm, është polarizues, sulmues i demokracisë, sulmues i çdo vlere bazike që kemi ndërtuar në këtë vend për teke individuale…”, ka thënë Abdixhiku në emisionin “Click” të RTV21.


Abdixhiku: Një front i përbashkët opozitar është larg, s’kemi pikëpamje të njëjta

Lumir Abdixhiku tha se LDK -së nuk i duhet një front i përbashkët me partitë e tjera opozitare pasi që sipas tij nuk kanë pikëpamje të njëjta.

“Unë nuk besoj që duhet një front i përbashkët sepse nuk kemi ngjashmëri. Rruga ime e tretë është rrugë edhe distancimit prej gabimeve të shkuara…Po them se ne presim edhe reformimin e të tjerëve për të parë vlera të përbashkëta, ndonse mund të kemi bashkëpunime në nivele të ndryshme, por një front i përbashkët opozitar është larg sepse s’ndajmë rrugën në pikëpamje të njëjta”, tha Abdixhiku për “Click” në RTV21.

Megjithatë, kreu i LDK-së nuk përjashtojë bashkëpunimin në fazat e ardhshme me ata që siç thotë ai “e duan rrugën euroatlantike të Kosovës”.


Abdixhiku: Kam frikë se pas një viti do të flasim për autonomi territoriale

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se ka frikë se pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet mëpër Asociacion, por për autonomi territoriale.

“Neni 7 flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb, e vetëmenaxhimi është shumë më tepër se
Asociacion. Kam frikën se sot gjendemi në një situatë në terren në veri që favorizon autonominë terrritoriale të serbëve atje. Kam frikën se një vit nga sot me ksi politika ne nuk do të flasim për Asociacion, do të flasim për autonomi territoriale. Për atë draftin e parë që ishte prezantuar nga ekipi serb në qeverisjen Kurti që nuk ishte shkarkuar me kohë dhe ishte një federalizim i Kosovës. Kam frikën se me gabimet tona strategjike si vend ne po futemi në një rrugë të pariparueshme që më pas nuk na duhet as qeverisja as pushteti sepse do të jetë vështirë të dalim nga ajo siituatë”, tha Abdixhiku për “Click” në RTV21.

Ai tutje tha se misioni i tij është që Kosovën ta bëjë anëtare të NATO-s.

Ndërsa sa i përket parandalimit për një vetëmenxhim, kryetari i LDK-së tha se po veprojnë, por jo me Kurtin.


Abdixhiku thotë se e kanë guximin ta bëjnë Asociacionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se si LDK janë të gatshëm që ta bëjnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk kemi zgjidhje tjera”, ka thënë Abdixhiku sonte në emisionin “Click” të RTV21, teksa theksoi se ‘patjetër’, që janë të gatshëm ta bëjnë Asociacionin.


Abdixhiku: Po kthehemi prapa, e vendi nuk po përparon për teke të Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për dakordimin e Qeverisë së Kosovës me BE-në për shtensionim të situatës në veri.

Ai tha se veprimi i Qeverisë është një kthim prapa dhe vendi nuk po përparon.

“Pra po kthehimi prapa në pozicione politike por vendi nuk po përparon. Meqenëse po humbim kohë dhe miq”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka akuzuar po ashtu Kurtin se “vetëm për teket e tij ka destabilizuar veriun e vendit”.

“Ka trazuar veriun, si pasojë e gabimeve të Kurtit janë rrahur shumë gazetarë, janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, aleatët i kanë vendosur sanksione Kosovës dhe gjithçka përsëri do kthehet në pikën zero. Do të organizohen zgjedhjet në veri dhe në komuna do të kthehen sërish kryetarët serbë”, tha Abdixhiku./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button