Abdixhiku: Ne besojmë në një të ardhme ambicioze për Prishtinën dhe Kosovën

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar imazhe nga dega e 3-të në Prishtinë, ku sipas tij kishin një tubim madhështor.

Abixhiku ka ripotencuar se 1.5 miliard euro për kryeqytetin – është zotimi i tyre, dhe zotimi i tij personal si Kryeministër në ardhje.

“Dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor! Të lumtë Alban e ju faleminderit secilit për pritjen e ngrohtë që na bëni në çdo takim në Kryeqytet! Momentumi i madh qytetar që po na shoqëron jo vetëm në qytete e fshatra, por edhe në çdo lagje gjithandej nëpër Kosovë – tashmë është i pandalshëm!Në Prishtinë, në bastionin tonë të rikthyer e të pathyeshëm, nuk mund të ishte ndryshe pos zjarrtë! Lista e LDK-së në këto zgjedhje është më e mira në Kosovë. Është ekipi që do ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë.1.5 miliard për kryeqytetin – ky është zotimi ynë, dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje! Falemnderit Alban për organizimin e shkëlqyeshëm, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo degë: Alban Zogaj, Doruntinë Maloku, Elmire Nikçi Rexha dhe Sokol Havolli.Ne besojmë në një të ardhme ambicioze për Prishtinën dhe Kosovën – me një shtet përparimtar që ka një kryeqytet të zhvilluar, modern dhe të denjë për të gjithë. Kjo është Kosova që duam, dhe këtë vizion do ta realizojmë me 9 shkurt, bashkë me çdo qytetar që po na bashkohet”, ka shkruan Abdixhiku.

Back to top button