Abdixhiku në Kongresin e PPE: Fitorja e së djathtës evropiane paraqet siguri për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE).
Në fjalën e tij, Abdixhiku shtroi pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi rrugëtimin e saj euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën urgjente të njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, si dhe betejën e përbashkët evropiane kundër popullizmit.
Ai theksoi se e djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe se fitorja e saj paraqet siguri për Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe vetë projektin e Bashkimit Evropian.
Abdixhiku tha se LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?