Abdixhiku: Një propagandë e lodhur, kaq vota do të fitonte LDK nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku duke iu referuar një sondazhi të publikuar të hënën që LDK-në e vendosi të tretën, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje (VV-në) të parën tha se VV-ja po propagandon.
Abdixhiku ndër tjera ka treguar se tash e dy muaj, LDK ka porositur një seri sondazhesh, që sipas tij janë më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.
Abdixhiku në Facebook ka publikuar edhe rezultatet e anketave në pesë qyetete, sipas të cilave nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, LDK ka “në Prishtinë 35% Lipjan 42% Podujevë 35% Obiliq 36% Fushë Kosovë 34%”.
”Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë”, ka shkruar Abdixhiku./21Media