Abdixhiku paralajmëron se LDK do të ketë kandidatë për deputetë nga mërgata

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se partia e tij tani ka 58 nëndegë aktive duke përfshirë edhe ato në Evropë.

Abdixhiku tutuje ka njoftuar për krijimin e dy funksioneve të reja për mërgatë; “Nënkryetarin për Mërgatë dhe Sekretarin e Degëve Jashtë”. Duke paralajmëruar edhe kandidatë për deputetë nga mërgata.

“Në këté takim virtual, shtruam planet organizative të partisë në këtë vit zgjedhor, orarin e takimeve me bashkatdhetarë, tubimet e përbashkëta me EPP-në për zgjedhjet Parlamentare Evropiane, sikurse dhe kandidatët e ardhshëm nga mërgata për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku.

Back to top button