Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin

(Lajm i përditësuar)


Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar takim me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth situatës aktuale në vend.

Ai këto deklarata i bëri pas takimit me opinionistët dhe gazetarët, të cilëve iu vlerësoi kontributin për të dalë nga kriza.

“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”., tha Abdixhiku.

Kurse, sa i përket Ballkanit të Hapur, Abdixhiku tha se është mirë që kjo iniciativë ka marrë fund.

“LDK ka pasur qëndrim të qartë sa i përket Ballkanit të Hapur, ka qenë projekt politik dhe duplifikim i Procesit të Berlinit”, ka thënë tutje ai.


Abdixhiku takon opinionistët dhe gazetarët, diskutojnë për gjendjen politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka nisur takimin me opinionistët dhe gazetarët për të diskutuar për gjendjen politike në vend.

Në këtë takim,  do të diskutohet në veçanërisht për relacionet e Kosovës me aleatët./21Media

Back to top button